Teksa po votohet paralelisht me diskutimet për ndryshimet Kushtetuese, deputeti Halit Valteri është shprehur se një deputete ka votuar 5 herë dhe po përpiqet që të mbushë kutitë e votimit. Valteri tha se deputetja ka votuar 5 herë, ndërkohë që konstatimi i tij u konfirmua dhe nga Gramoz Ruçi.

Kreu i Kuvendit tha se deputetja në fjalë kishte thënë se po delegonte dhe votat e kolegëve të tjerë, por që rasti pritet të verifikohet nga komisioni i numërimit të votave.

“Vërejta është e drejtë, e konstatova edhe unë. Deputetja ka shpjeguar se ka votuar vetëm një herë por ka përcjellë fletët e votimit të deputetëve të tjerë. Ngelet për të verifikuar nga komisioni përkatës” tha Ruçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re