Një 29 vjeçar ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ai është aksidentuar gjatë paradites në aksiden rrugor Tiranë-Durrës në vendin e quajtur mbikalimi i Gërdecit, ndërsa pas shumë orësh nën mjekim, nuk ka mundur të mbijetojë.
Në njoftimin e saj për shtyp, Policia thotë se mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetsore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.