Një 20-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Lushnjë, për shkak se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë nënën e tij. I riu që është vënë në pranga është Mateo Vil, ndërkohë që ndaj tij rëndon akuza e dhunës në familje.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me një mjet të mprehtë(thikë) nënën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re