
Reagimi i Ambasadës së BE në Shqipëri: Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, #Shqipëria 🇦🇱 ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë.
Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në #BE 🇪🇺 si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb