Ishte planifikuar që sot në orën 17:00 Këshilli Politik të mblidhej për herë të fundit para përfundimit të afatit që është 31 maj i dakordësuar mes palëve për përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Faxweb.al mëson se mbledhja e sotme është shtyrqë me dy orë, pasi ajo do të nisë në orën 19:00 në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

Janë pika që kanë krijuar mosgjetjen e konsensusit mes palëve, depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Duhet theksuar se për dy çështjet e para përplasja është hasur mes opozitës jashtë parlamentare dhe qevberisë, ndërsa në lidhje me sistemin zgjdhor, ka qenë deputetja Rudina Hajdari që e mbështetur nga shoqëria civili këmbëngul për arritjen e ndryshimit të tij duke futur luistat e hapura.

Hajdari ka pranuar për herë të parë mbrëmjen e kaluar se do të arrinte një dakordësi edhe për sistemin e listave gjysmë të hapura që sipas saj janë të m,bështetura edhe nga ndërkombëtarët, ndërsa Gjiknuri ka thënë në vahzhdimësio se një proces i tillë kërkon kohë dhe dotë merret parasysh vetëm nëse bien të gjithë dakord.

Përfaqësuesit e opozitës, përkatësisht, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pas përfundimit të mbledhjes mbrëmjen e kaluar, u shprehën se përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjikuri kishte hedhur poshtë propozimet e tyre për teknologjinë në zgjedhje, ndërsa vetë ky i fundit u shpreh se kishte ndjekur shembullin e rekomandimit  të ODIHR-it,  me vetëm 10 % të pajisjes së qendrave me  votim biometrik dhe jo në të gjithë territorin.

Gjiknuri tha se nëse ODIHR ndryshon qëndrim për të testuar gjithë vendin, edhe Partia Socialiste do të binte dakord.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re