Mjeku epidemiolog nga Bulqiza i cili rezultoi pozitiv dy ditë më parë me COVID-19, është nisur më urgjence drejt spitalit Infektiv pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Mjeku rezultoi pozitiv dy ditë më parë, ndërkohë që sot u bë me dije se edhe 4 familjarë të tij kanë rezultuar të infektuar.

Sakaq një nga pesë rastet e bëra publike nga Minisitria e Shëndetësisë në qarkun e Gjirokastrës është edhe një person nga fshati Nivicë, i cili bëhet me dije se është në gjendje të rëndë.

Personi i infektuar më COVID-19 bëhet me dije se është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re