Është mbyllur të paktën deri ditën e hënë bashkia e Malësisë së Madhe, për shkak se dy punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se tashmë priten përgjigjet dhe për 9 punonjës të tjerë që kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës ndërsa do të hapet sërish diten e hënë të javës së ardhshme.

Deri më tani Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me Covid 19, një të infektuar dhe një vi.ktimë dukë qenë ndër bashkitë më pak të prekura. Numri i të prekurve tashmë shkon në 4 ndërsa priten përgjigjet për 9 të tjerë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik, dhe për familjarët e dy punonjësve të bashkisë, si dhe kontaktet e tyre të ngushta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re