Enkeleda Hoxha, ish-gjyqtarja e Krujës i është drejtuar me kërkesë gjykatës së posaçme për shurajen e masës dhe lirimin e saj nga qelia, me pretendimin se duke llogaritur edhe paraburgimin ka përfunduar dënimin.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarët Miliana Muça, Igerta Hysi dhe Saida Dollani, që do të vendosin nëse do e lirojnë ish gjyqtaren apo jo.

Në sallë ndodhet edhe vete gjyqtarja, për të cilën disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e dënoi me 3 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit.

Po ashtu për ish-gjyqtaren u dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Gjithashtu shuma prej rreth 10 mijë Eurosh që u gjet në banesën e Enkelejda Hoxhës është konfiskuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re