Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman kanë mbërritur në selinë e PD për një takimme kryetarin e PD, Lulzim Bashën.
Thuhet se ky takim do të ketë në fokus hapjen e listave me miratimin e ndryshimeve kushtetuese ditën e sotme nga parlamenti. Pak orë më parë, ambasada Amerikane reagoi pas votimeve në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, ku theksoi se këto ndryshime do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore.
Ambasada shtoi se ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, dhe se është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit.
Ambasada theksoi më tej se e “kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre.(lexo këtu)
/faxweb
