Ilustruese

Një 79-vjeçar ka humbur jetën nga asfiksia në fshatin Bujkë të Matit pasditen e sotme. Blutë e Matit njoftojnë se shtetasi me inicialet H.K., ka ndezur një zjarr për të pastruar tokën e tij në fshat, dhe si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij.

Mendohet se në përpjekje për të shpëtuar banesën, është asfiksuar vetë  nga tymi e për pasojë ka humbur edhe jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me këtë rast, policia ka edhe një apel për qytetarët që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre dhe të banorëve përreth.

“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë banorët e qarkut që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre dhe të banorëve përrreth. Policia fton qytetarët që të njoftojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re