Policia e Shkodrës ka arrestuar një 20-vjeçar si të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se personi i arrestuar është shtetasi Kristjan Kelmendi.
Mësohet se të riut i janë gjetur shenja baruti në duar, çka ka shtyrë policinë drejt arrestimit të tij.
Pashko Ujka u vra mbrëmjen e të hënës në Shkodër, ku Ujka u qëllua me armë silensiator në hyrje të banesës së tij, teksa ishte në shoqërinë e gruas.
…
/faxweb