Në një banesë në lagjen “29 Nëntori” të Fierit për pak sa nuk ka ndodhur një tragjedi si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Bombola e gazit që ka shpërthyer fatmirësisht ndodhej në ballkonin e apartamentit ku banonte familja e Dekim Aliajt, raporton Balkan Web.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur flakë e janë djegur disa pajisje në banesë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit që kanë shuar zjarrin. Po ashtu raportohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të bombolës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re