Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshi edhe ambasadoren.

Kjo fortunë në ambasadën shqiptare në Athinë është motivuar nga Cakaj me mos performancë dhe shërbime të dobëta ndaj komunitetit shqiptar.

Pa humbur kohë ministri Cakaj ka gjetur edhe emrin që do të zëvendësojë ambasadoren e shkarkuar Ardiana Hobdari .

MPEJ i ka propozuar presidentit Ilir Meta emrin e Luela Hajdaragaj si ambasadore e Shqipërisë në Athinë.

Luela Hajdaragaj është Koordinatore e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme. /TCH/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re