Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 në zonën e Pashalimanit në Orikum është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës një 60-vjeçar. Trupi i viktimës nuk është identifikuar ende, ndërkohë që grupi hetimor nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Burime për Faxnews bëjnë me dije se trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit, dhe personi i pajetë është një bari i zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Vlorë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko