Një 37 vjeçar i ka dhënë fund jetës në qytetin e Fierit, duke u vetëvarur. I riu është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë nga familjarët e tij.

“Sot rreth orës 04:25, në fshatin Buzëmadh, Fier, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës i vetëvarur, shtetasi A. L., 37 vjeç, (i cili vuante nga sëmundja e depresionit). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re