Skip to content

LAJM I FUNDIT / Gjendet i vetëvarur një qytetar, dyshimet e para

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në kryeqytet, ku raportohet se një 55-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në zonën e Unazës së Re.

Trupi i pajetë është konstatuar nga familjarët, të cilët menjëherë më pas kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë, ndërsa mësohet se përpara trupës hetuese janë shprehur se viktima vuante prej disa kohësh nga depresioni.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në Unazë të Re, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A. D., rreth moshës 55 vjeç.

Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.