Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Ylli Luca, 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Pòlicisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta  ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të ármës së zjárrit.

Shërbimet e pòlicisë po krehin zonën si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krímit në  Komisariatin e Pòlicisë Himarë dhe specialistë të Krímeve të Rënda të  Drejtorisë Vendore të  Pòlicisë  Vlorë  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re