Ilustruese
Një person është gjetur pa shenja jete pranë shkollës së qenve në Tufinë të Tiranës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Mbetet e paqartë se çfarë i ka shkaktuar vdekjen personit ende të paidentifikuar, ndërsa forcat blu njoftojnë se nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij. Dyshohet që viktima të jetë endacak dhe ka pësuar vdekje natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.12.2020, rreth orës 14:16, në rrugën “Myslim Keta”, në një objekt është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë, një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
