Burime për Fax Neës bëjnë me dije se ka nisur një takim kokë më kokë mes përfaqësuesit të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe atij të PS-së, Damian Gjiknuri që po zhvillojnë diskutime diskutime me ndërmejtesimin e ndërkombëtarëve, përkatësisht përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Gazetarja e Fax News, Eksiola Shehu raporton se, se negociatori i PD Oerd Bylykbashi dhe negociatori i PS Damian Gjiknuri kanë dalë jashte mbledhjes se Keshillit Politik dhe po negociojnë në praninë e një peërfaqësuesi të ambasadës së SHBA

Këshilli Politik është mbledhur në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore.

Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi ndërkohë që afati i rënë dakord nga palët për përfundmimin e këtij procesi është 31 Maj, pra sot së paku deri në mesnatë.

Gazetarja e Fax News, Jonada Zelka raporton se, megjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re