Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Spak dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjes dhe 21 të pandehurve të tjerë.
Ndaj tyre Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat e shpërdorimit të detyres dhe shkelje të barazisë në tendera.
Mësohet se Tushe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, dhe në rast se i pranohet do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.
Të pandehur pandehur për këtë çështje përveç ish kryebashkiakut Tushe, janë marrë: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.
Ata dyshohet se abuzuan me nje tender me vlere 24 milion leket per rehabilitimin e nje kanali vadites. Arrestimi i Tushes u bë me urdhër të SPAK lidhur me një tender me vlerë rreth 23 mln lekë par rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.
SPAK pretendon se ish kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.
Sipas SPAK ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqej shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.
Një tjetër episod kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i pqrgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.
…
/faxweb
