Ramazan Rraja, nipi i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja është liruar nga qelia me vendim të gjykatës belge një ditë më parë. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Artan Hoxha në ABC.

“Dje gjykata belge ka vendosur që Ramazan Rraja nuk është pjesë e këtij grupi. Nga arrest me burg është lënë në detyrim paraqitje. Është liruar dje nga gjykata në Bruksel.

Nuk janë gjetur prova që ky është pjesë e këtij grupi kriminal. Në Belgjikë kjo është çështje në hetim. Një shtetas lituanez është vrarë me porosi të mafies ruse. Ne marrim një rast atje dhe e përdorim në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re