Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Goditi një të moshuar me makinë, arrestohet shoferi 51 vjeçar në Tepelenë

Dvp Gjirokastër.

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi duke drejtuar mjetin tip furgon “Benz” ka goditur shtetasen F. D., 69 vjeçe, banuese në fshatin Dhëmblan, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkin të shtetasit A. Ç. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme

/faxweb