Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Gruaja me “Benz” aksidenton për vdekje kalimtarin në Berat, largohet nga vendi i ngjarjes

 

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.

Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.