Ministrja Ogerta Manastirliu ka njoftuar se  është hapur spitali COVID4 që ka në dispozicion 100 shtretër.

Janë shtruar pacientët e parë që vijnë nga spitali Covid 1 dhe 3, të cilëve nga sot do i shërbejë stafi mjekësor. Covid 4 i përket skenarit të qeverisë për periudhën vjeshtë-dimër për të përballuar pandeminë.

“24 orët e fundit kanë qenë intensive në funksion të pritjes së pacientëve. Pasi pacientët e kalojnë fazën akute kërkojnë një trajtim që do të ndiqen në këtë spital”, tha ministrja Manastirliu para mjekëve.

Në strategjinë për dimrin të Ministrisë së Shëndetësisë, në rast se të 4 spitalet në total me 550 shtretër mbushen me pacientë, atëherë do të hapen 5 spitale rajonalë. E njëjta strategji do të vijojë edhe më pas me 6 spitale të tjerë rajonale. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re