Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Humbi kontrollin e makinës për shkak të problemeve shëndetësore dhe përplaset me murin, ndërron jetë në vend 53-vjeçari

Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/faxweb