Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Hyri me dhunë në banesën e ish-vjehrrës dhe e goditi me sende të forta duke e bërë për spital, shpallet në kërkim 30-vjeçarja në Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armadhë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/faxweb