Një 50-vjeçar në fshatin Balgjat të Burrelit ka humbur jetën tragjikisht, pasi në momentin kur ka qenë duke prerë dru, një pjesë e tyre i kanë rënë përsipër. 50 vjeçari me inicialet I.T., është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë , i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re