Skip to content

LAJM I FUNDIT/ I hodhën lokalin në erë me tritol, zbardhen detaje të reja për ngjarjen që tronditi Shkodrën, dyshohet se djali i 46-vjeçares…

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Shkodrës, ku i vendosën eksploziv lokalit të 46-vjeçares Hana Foljeta.

Deri tani policia ka shoqëruar 6 persona, por ngjarja ende nuk ka një autor. Më të vështirë punën e grupit hetimor e bën edhe fakti që lokali nuk ka kamera sigurie, ndërkohë edhe zona ku ka ndodhur shpërthimi është pranë kryqëzimit të shkollës pyjore çka ka favorizuar largimin e autorit në shumë drejtime.

Paraprakisht dyshohet se djali i 46-vjeçares pak kohë më parë është përfshirë në një plagosje, ku ka plagosur lehtë dy persona.

Edhe pse u arrestua djali i 46-vjeçares u la i lirë, ndërkohë që dy të plagosurit nuk kanë bërë denoncim më parë. Nga ana tjetër pronarja e lokalit është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë kryer krimin.

/faxweb