Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta pasi u infektua me koronavirus disa ditë më parë.

Hysenlliu ishte i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku dhe ishte futur në itubim, por nuk ia ka dalë që të qendrojë në jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Lajmi është konfirmuar dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Facebook, shprehet se kryeqyteti që po ndërtohet pas tërmetit të Nëntorit, do të mbajë përjetë emrin e tij.

“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë”, shkruan Veliaj në postimin  e tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re