Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur gazetarit të Fax News, Fatjon Gjinaj, në lidhje me zërat që kanë qarkulluar se ministri i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama në tryezë.

“Është përgjegjësia juaj që ti verifikoni. I kam dëgjuar vonesë lajmet dhe përgjithësisht nuk e kam për zakon të komentoj lajme që nuk kanë kuptim. Siç e shikoni Unë jam në detyrë dhe vazhdoj ta kryej atë me përkushtimin total. Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thoni ju dhe unë vazhdoj detyrën. Lajmet që prodhohen do të thotë se sa të rëndë e kemi procesin e informimit në Shqipëri”- tha Lleshaj.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj akuzoi mediat që sipas tij kanë publikuar lajme se janë ndryshuar qendrat e votimit për disa qytetar dhe se kjo është bërë për të dëmtuar PD-në.

“Është e vërtetë se tani nuk ka diell, por askush nuk e ka vjedhur atë. Kanë thënë të pavërteta, por në ditët në vijim do të ketë më shumë të vërteta. Po zbatohet më në fund projekti për sistemit të adresave.

Për dekada të tëra qytetarët janë endur nëpër Shqipëri e botë pa adresa a thua se janë nomadë. Nëse një ktyebashkiak do të lyenin pallatin me Shqigjeta, mijëra qytetarë do të humbisnin adresat e tyre. Pasi deri më sot adresat përshkruheshin si te brryli, pallati me shigjeta, oxhaku etj. Sot të gjithë qytetarët nuk janë anonim në vendin e tyre por kanë një adresë.

Askush nuk mund të luajë me këta banorë si dikut. Ka ndodhur që disa qytetar janë regjistruar në adresa të ndryshme, si banesat e vjetra që kanë pasur. Zyrat e gjendjes civile janë të gatshme për të bërë rregullimet e nevojshme për këtë qëllim. Objektivi është që në një kohë të shkurtër të ndodh regjistrimi i adresave në gjithë vendin. Së shpejti projekt-ligji që frenon lëvizjen e paorientuar qytetare.

Procesi i përditësimit dhe saktësimit të adresave nuk e prek aspak qendrën e votimit të qytrtarëve për zgjedhjet e 25 prillit. Do të votojnë në qendrat aktuale. Do të ndëshkohen ligjërisht të gjitha përpjekjet për të dëmtuar zgjedhjet, përhapjen e lajmeve të rreme. Mediat ti verifikojnë informacionet në burime të padiskutueshme.”- tha Lleshaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re