Një 51-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës për shkak se përmes mashtrimit i kishte marrë një shumë prej 270 mijë eurosh një shtetaseje në vitin 2017. Policia nuk jep detaje se cili ka qenë mashtrimi që ka përdorur ky person për zhvatjen e kësa shume të mëdha parash.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit A. A., 51 vjeç, pasi në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re