Një bombul gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në banesën e një 80-vjeçari në kryeqytet. Për pasojë, i moshuari i identifikuar me inicialet Z.K., është dëmtuar në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spital ku po merr trajtim mjekësor ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë: Më datë 25.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Nikoll Keta”, në banesën e shtetasit Z.K., 80 vjeç, ka plasur një bombël e vogël gazi, për pasojë është dëmtuar në këmbë shtetasi Z.K, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re