Gjykata i ka komunikuar masën e árrestit me burg të riut Kreshnik Tusha, i cili është i vetmi i árrestuar për átentatin e dyfishtë që ndodhi disa ditë më parë në Laç, e ku mbetën të vrárë dy biznesmenë të njohur Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Marku (Gjergji).

Komunikimi i masës së sigurisë i është bërë 21-vjeçarit në ambientet e spitalit të Traumës, ku po trajtohet pasi ka mbetur i plágosur në të njëjtën ditë kur ndodhi dhe átentati.

Vetë Tusha mohoi të ketë lidhje për ngjarjen kurse Prokuroria e akuzon si një nga 4 autorët e veshur si pòlicë që ekzekutuan dy biznesmenët. Dyshimet e pòlicisë janë që Tusha të ketë mbetur i plágosur gjatë momentit të shkëmbimit të zjárrit me Bujar Likën, të cilit pranë trupit të pajetë iu gjet edhe një armë.

Nuk dihet ende se kush ka qenë objektiv i átentatit, ndërkohë që kamerat e sigurisë në hotelin ku ka ndodhur ngjarja kanë kapur katër persona të veshur si pòlicë që kanë qëlluar mbi Likën dhe Hasanin. Dyshimet janë se ata kanë qenë vrásës me pagesë, dhe më pas janë larguar  nga vendngjarja të ndihmuar nga persona të tjerë. (E.K/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re