Skip to content

LAJM I FUNDIT/ I vihet flaka pemës tek kryeministria, nuk përmbahen protestuesit: Rama ik! Rama ik!

Protestuesit e mbledhur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, janë zhvendosur nga ambientet e Ministrisë së Brendshme drejt kryeministrisë. Në numër të shumtë, ata kanë mbushur Bulevardin përpara kryeministrisë si dhe kanë uzurpuar portën kryesore të këtij institucioni.

Protestuesit sakaq i kanë vënë flakën pemës së Vitit të Ri para ambienteve të kryeministrisë, ku të indinjuara kanë bërë thirrje vazhdimisht që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen. Po ashtu protestuesit kanë bërë thirrje që kryeministri Edi Rama të largohet.

/faxweb