Policia e Bulqizës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme ku një person ka plagosur dy vëllezër përkatësisht 19 dhe 22-vjeç.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës dhe dyshimet e para janë se sherri ka ardhur pas një konflikti të çastit.

“Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T.,  ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër),  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policies të cilat po pubnojnë për kapjen e tij. Agresori me dy vëllezërit kishin njohje të mëparshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re