Presidenti Ilir Meta është shpallur në një gjëndje jo normale mendore ditën e sotme, në konferencën e paralajmëruar për shtyp.

Kjo gjë dukej qartë, ndërsa njëherë fliste seriozisht e kërcënonte, pastaj fillonte e qeshte pa lidhje, ndërsa herë replikonte me një gazetare që e shpalli kushërirë, apo thoshte fjala ime është e vërtetë, pse në sallë teshtiu një gazetar.

Ai e ka shpallur veten Avni Rustemi e Mic Sokoli, që do shpëtojë Shqipërinë nga Sorosi.

“Unë dhe shqiptarët do ta mbrojnë vendin nga ata milierderë që u duket Shqipëria një mizë lisi që mund të tallen si të duan. 

Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat.

Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit.

Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi. 

Po qesh “kushërira” ime, Ambrozia, jam  i gatshëm të bëj testin e shëndëtit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në Kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për tetstin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë e do ta bëj në cdo kohë.

Kam gjak shqiptari dhe do e mbroj vendin tim”, tha Meta gjatë fjalës së tij. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re