Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Ishte infektuar me COVID-19, ndërron jetë në spitalin infektiv i moshuari

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.

Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.