Fjolla Morina është larguar nga banesa në Kukës ku ishte në “Arrest shtëpie” pasi u kap me dy armë në pikën kufitare. Mbetet e paqartë nëse këngëtarja ka kaluar në mënyrë ilegale drejt Kosovës apo është fshehur diku.

Patrulla e policisë së drejtorisë së Qarkut Kukës ka bërë kontroll në banesën ku qëndronte me qira pasi mori informacione se këngëtarja nuk e respektonte masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Banesa ishte e mbyllur dhe është kërkuar prej minutash hapja e derës, derisa kanë kuptuar se nuk ndodhej aty.

Rreth një javë më parë, Gjykata vendosi dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të shtetases kosovare Fjolla Morina e akuzuar për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në të njejtën seancë Gjykata e Kukësit vendosi pushimin e ndjekjes penale te shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji. Pra këngetarja Fjolla Morina shkon si e akuzuar e vetme dhe jo në bashkëpunim. Burime bënë të ditur se kengetarja Fjolla Morina e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska, i kërkoi gjykatës që çështja në ngarkim të saj të gjykohej me gjykim të shkurtuar pasi çështja mund të zgjidhej në themel në gjendjen që janë aktet.

Edhe në seancën e fundit gjyqësore, Fjolla Morina në deklarimin e saj para trupit gjykues është shprehur se armën nuk e ka patur për qëllim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re