Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjèdhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Specialistët për Hetimin e Krímit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin:

E.B., 31 vjeç, banues në Lushnje. (Punonjës i një fondacioni financiar jobankar). Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjèdhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

31-vjeçari, duke qën oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re