Ka dhënë dorëheqjen kryetari i PD-së Lezhë Zef Gjoka.

Burime pranë Partisë Demokratike Dega Lezhë bëjnë me dije për Fax Neës se prej disa ditësh është dorëhequr kreu i kësaj dege i cili mbante këtë post që prej vitit 2018.

Ende nuk ka sqarime se cili ka qënë motivacioni që ka shtyrë këtë akt, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor.

Në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga Deputeti Agron Gjekmarkaj i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u njoftua dhe dorëheqja e kryetarit të PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj.

Ky i fundit e kishte paraqitur dorëheqjen disa muaj më parë, kur ishte futur në garën për të qenë pjesë e Kuvendit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re