Lorena Haxhiu jep dorëheqjen nga detyra e zëvendësministres së Arsimit. E gjithë kjo ka ardhur pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e ka përfshirë në listën e zezë të zyrtarëve që kanë kryer, ose kanë lidhje me veprimtari kriminale apo korruptive.

Në fakt, Lorena Haxhiu e ka pësuar nga babai i saj. Shkak për këtë gjë është bërë përfshirja e babait të zv/ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, në grupin e strukturuar kriminal, që u shkatërrua para pak ditësh dhe që merrej me falsfikimin e vizave.

Pikërisht 52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Aktualisht, Haxhiu, banues në Tiranë, është nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pas vënies në pranga në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”. Ky arrestim ka bllokuar të gjithë familjen Haxhiu, pjesë e të cilës është edhe zv.ministrja e Arsimit dhe tashmë, pjesë e listës së zezë të DASH.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re