Drejtuesit e “Agimit të Artë” në Greqi janë dënuar me 13 vite burg. Vetëm Artemis Mattheopoulos mori një dënim me 10 vite burg.

Rreth një javë më parë, Gjykata greke ka shpallur fajtorë politikanët e Agimit të Artë për organizatë kriminale në një vendim historik.

Shtatë prej tyre (Nikos Michaloliakos, Elias Kasidiaris, Giannis Lagos, George Germenis, Elias Panagiotaros, Panagiotis Iliopulos dhe Nikos Papas) u shpallën fajtorë për drejtimin e një organizate kriminale, ndërsa të 18 të pandehurit u dënuan për bashkimin me një organizatë kriminale.

Shtatë vjet pas vrasjes së Pavlos Fyssas dhe pesë vjet e gjysmë pas fillimit të gjyqit të Agimit të Artë në 20 Prill 2015, gjykata shpalli mëngjesin e të mërkurës verdiktin e saj për 68 të akuzuarit.

Nga njëra anë, akuzat ndaj anëtarëve të një partie parlamentare kanë të bëjnë me krijimin dhe administrimin e një organizate kriminale, përndjekjen e fenomenit nazist në Greqi, ndërsa nga ana tjetër, prokurori Adamantia Oikonomou ka vendosur që nuk ka asnjë organizatë kriminale dhe se të gjitha veprimet janë incidente të izoluara, të cilat nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, pra heqja e drejtimit politik në veprimet kriminale të Agimit të Artë.

Vendimi u dha nga kryetarja e gjykatës Maria Lepenioti, e cila u zgjodh për postin e presidentes në gjyqin e Agimit të Artë në Mars 2015.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re