Avdullash Hoti, kryeministër i Kosovës ishte përgatitur të merrte pjkesë në takimin e 27 Qershrorit në Shtëpinë e Bardhë ku bashkë me Presidentin Hashim Tjhaçin do të zhvillonin bisedime me homologët e tyre serb në prezencë të zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me anulimin e pjesmarrjes nga ana e presidentit Thaçi për shkak të akt-akuzës për krime lufte, edhe kryeministri Hoti ka konfirmuar mospjesmarrjen në takim, ç’ka zyrtarisht tashmë kuptohet se një takim im tillë më 27 Qershor nuk do të zhvillohet.

Hoti thotë se për vendimin ka njoftuar edhe emisarin e ngarkuar nga presidenti amerikan, Richard Grenel.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.
E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Hoti.

(F.GJ/FGAXWEB.AL)

/faxweb