Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Katër viktima nga koronavirusi, sërish “boom” infektimesh gjatë 24 orëve të fundit

Katër pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit ndërsa kanë rezultuar pozitivë 149 persona. Gjithashtu e kanë fituar betejën me COVID 19 gjatë këtij harku kohor 139 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në 2 spitalet Covid po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive 7 prej të cilëve janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën për shkak të COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar.

/faxweb