Këshilli Bashkiak i Tiranës, me një konsesus të plotë të të gjitha palëve, ka votuar pro kërkesës së socialistëve për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Velia
Në vendimmarrje, Këshilli Bashkiak iu referua pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.
Këshilltari i PS-së, Endrit Braimllari propozoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që të bashkohen 3 kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt, ajo e PS, PD dhe Endri Shabanit, kërkesë e cila u miratua.
Kjo për shkak se më herët socialistët nuk kishin marrë fare në shqyrtim kërkesat e opozitës për shkarkimin e Erion Veliajt.
Erion Veliaj ndodhet në burg që prej muajit shkurt kur u arrestua me urdhër të SPAK, teksa tashmë është marrë zyrtarisht i pandehur, i akuzuar për 13 vepra penale, si korrupsioni, fshehja e pasurisë, apo edhe favorizim i biznesmenëve në tenderat dhe lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Tiranës.
