Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkruan në rrjetet sociale se sapo ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, pas vizitës së anuluar në SHBA. Thaçi kishte mbetur në Austri  për shkak se në Aerooportin e Kosovës janë të anuluara fluturimet.

Presidenti i Kosovës shkruan se do ti drejtohet shqiptarëve me një fjalim ditën e dielë, pas akuzave të ngritura ndaj tij nga Gjykata Speciale në Kosovë.

Postimi i Thaçit: Motra dhe vëllezër, Miq të dashur! Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund, Hashimi

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re