Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Konflikti me tre të plagosur për pallatin te “Ndre Mjeda”, gjykata liron nga burgu biznesmenët

Gjykata e Tiranës ka dhhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konflikin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga ”ndre mjeda” .

Gjykata ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë për dy biznesmenët Albert Allmuca dhe Sino Llanaj. Ndërsa për tre rojet gjykata caktoi masën detyrim paraqitje. Më konkretisht me këtë masë u lanë Shkelzen Byberi, Skender Margjeka dhe Alfred Lumani.

Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim personi që qëllooi me armë gjatë konfliktit që ndodhi disa ditë më parë.

/faxweb