Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia ka reaguar në lidhje me kontrollet që janë bërë në banesat e tij, por edhe sekuestrimin e 4 apartamenteve. Me anë të një postimi, ai thotë se sot është bërë reprezalja e radhës në familjen e tij, madje ironizon duke thënë se “pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ish numri dy i qeverise shkruan se “Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë”.

“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….”, shkruan Ahmetaj ne Facebook.

ahmetaj

Kujtojme qe SPAK akuzon Ahmetajn për korrupsion pasiv në gjashtë raste dhe në skema pastrimi parash në më shumë se një rast. Të premten, në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Shqipërisë votoi për heqjen e imunitetit të tij, duke lejuar prokurorinë të kryejë arrestim dhe bastisje banese, por Ahmetaj është larguar nga Shqipëria.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re