Një 59-vjecar nga Tepelena ka ndërruar jetë rreth një orë më parë në spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit. Viktima është identifikuar si R.Kërmaj, i cili u dërgua me urgjencë drejt Tiranës rreth 4 ditë më parë pasi kishte shenja të rënda të sëmundjes si frymëmarrje dhe temperaturë e lartë.

Ky është rasti i dytë i vdekjes në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ndërkohë që po në këtë periudhë kohe është regjistruar një rast i ri në këtë qytet.

Në përditësimin e sotëm, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nuk e kanë fituar dot betejën me sèmundjen në dy spítalet Còvid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

Po në këtë periudhë kohore, janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Còvid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar pozitive me Còvid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re