Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në presidencë për të zhvilluar një takim më presidentin e vendit Ilir Metën.

Basha është shoqëruar në këtë takim nga sekretari për çështjet ligjore në PD, Gazment Bardhi. Kujojmë se takimi vjen një ditë pas vendimit të Komisionit të Ligjeve për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Ditët e fundit situata politike është trazuar sërish pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore, që do të përfshinin hapjen e listave si dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore.

Nga ana tjetër PD ka deklaruar se Rama ka hedhur në erë marrëveshjen e 5 qershorit për ndryshimet në Reformën Zgjedhore, e cila pati edhe miratimin e ndërkombëtarëve.

Po ashtu i ashpër ishte edhe reagimi i zv/Kryetari i i Grupit Parlamentar CDU/CSU-së, Johann Ëadephul në Bundestag-un gjerman, i cili tha se ndryshimet do të asgjesonin Reformën Zgjedhore.

“Ndryshimi Kushtetues do të minonte reformën zgjedhore. Do të çonte në shkeljen e marrëveshjes. Një qasje e tillë është shkelje e besimit ndaj BE,” ka thënë ai.

Dje presidenti i vendit Ilir Meta reagoi ashpër ndaj këtyre ndryshimeve duke thënë se “është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë”.

Sakaq kryeminsitri Edi Rama i kujtoi opozitës jashtëparlamentare se kanë respektuar një marrëveshje që duhet ta respektojnë, por kjo nuk do të thotë se nuk rrezikohet nga sharjet e provokimet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re